Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje - Gazeta Express
string(51) "plagoset-nje-person-ne-prishtine-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2023 11:46

Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

29/09/2023 11:46

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo ka thënë se i plagosur është dërguar për tretman mjekësor, derisa ka bërë me dije se është identifikuar i dyshuari dhe se po ndërmerren veprime hetimore për arrestimin e tij.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.  Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.