string(91) "plagoset-nje-grua-ne-astir-autor-dyshohet-40-vjecari-qe-vrau-motren-dhe-kunaten-e-ish-gruas"

Shqiperi

Gazeta Express

01/03/2023 16:08

Plagoset një grua në Astir, autor dyshohet 40-vjeçari që vrau motrën dhe kunatën e ish-gruas

Shqiperi

Gazeta Express

01/03/2023 16:08

Një grua është plagosur para pak minutave në Astir.

Autori dyshohet të jetë 40-vjeçari Dan Hutra që vrau motrën dhe kunatën e ish gruas dhe plagosi këtë të fundit dhe nënën e saj, para disa orësh në Paskuqan

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:15, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital, shtetasja M. G., 40 vjeçe, e dëmtuar me mjet prerës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se kjo shtetase është dëmtuar me mjet prerës, në zonën e quajtur “Astiri”.

Në vitin 2007 Hutra është akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëjetueses së tij, Dafina Havalja 22 vjeç, me të cilën bashkejetonte në një banese me qira në një lagje të Tiranës.

Ndërsa në vitin 2003 mori peng nënën dhe kunatën, dhe përdhunoi kunatën tjetër.

Ndërkohë së fundmi ka qenë i dënuar për dhunë në familje, dhe është lënë i lirë në 16 shkurt të këtij viti.

/Gazeta Express