Plagoset një 44 vjeçar në Skenderaj - Gazeta Express
string(35) "plagoset-nje-44-vjecar-ne-skenderaj"

Lajme

Gazeta Express

09/03/2026 22:14

Plagoset një 44 vjeçar në Skenderaj

Lajme

Gazeta Express

09/03/2026 22:14

Një person 44 vjeç ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit sonte në Skenderaj.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, tha për Gazetën Express; “rreth orës 21:04, Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “28 Nëntori”, në Skenderaj. Sipas të dhënave fillestare, një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor”.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, “ndërsa njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetime për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”.

Shpend Fazliu, zëdhënës në në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, deklaroi për Express së në orën 21:37 në Shërbimin Emergjent, “është sjellë një rast i plagosjes nga Skenderaj, 44 vjeçar”.

Për gjendjen e viktimës, Falziu tha “aktualisht ndodhet me parametra stabil, jashtë rrezikut për jetë, po vazhdojnë ekzaminimet Radiologjike dhe trajtimi mjekësor”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement