Policia e Durrësit ka shoqëruar gjatë paradites së sotme një 38-vjeçar që po shëtiste me thikë në dorë nëpër rrugët e qytetit. Blutë bëjnë me dije se fillimisht informacioni është marrë nga qytetarët dhe se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e rendit.
Rezulton se një efektiv policie është plagosur nga 38-vjeçari teksa po përpiqeshin që ta neutralizonin.
38-vjeçari është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.
“Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë konstatuar shtetasin F. C., duke mbajtur një mjet prerës (thikë), në dorë. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, për neutralizimin e këtij shtetasi, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësi i Policisë E. C., i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar shtetasin F. C., 38 vjeç, në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, bën me dije policia.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...