string(46) "plagoset-me-arme-zjarri-nje-19-vjecar-ne-istog"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 8:59

Plagoset me armë zjarri një 19-vjeçar në Istog

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 8:59

Një i ri dyshohet se është plagosur në orët e para të së martës në Vrellë të Istogut.

Rastin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 dhe i lënduari, një 19 vjeçar është transferuar për në QKUK. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth 02:20, policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit që një person po trajtohet si pasojë e plagosjes. Ai tani gjendet jashtë rrezikut për jetë. Policia i është përgjigjur vendit të ngjarjes dhe rasti fillimisht është cilësuar si ‘Mbajtje nën pronësi, kontroll të paautorizuar të armëve”, ka thënë  për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. /Reporteri