Plaçkitja u realizua pasdite vonë më 5 nëntor, ndërkohë që mbrojtësi Alessandro Bastoni po luante në Ligën e Kampionëve.
Grupi, i përbërë nga të paktën katër individë të maskuar, u futën përmes një kanalizimi dhe ikën brenda disa minutash, sipas raportimit të “bergamo.corriere.it”, përcjellë Gazeta Express.
Ngjarja ndodhi në shtëpinë e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni, në Castelli Calepio, afër Liqenit të Iseo, në provincën e Bergamos. Plaçkitja u realizua rreth orës 18:30 më 5 nëntor, kur futbollisti ishte duke luajtur në San Siro për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Kairat, e cila përfundoi 2-1 në favor të ekipit milanez.
Në momentin e plaçkitjes, e cila u raportua fillimisht nga Bergamonews, nuk ishte askush në shtëpi. Hajdutët u larguan me çanta dizajni dhe orë, përfshirë dy Rolex, megjithëse ende nuk është publikuar një listë e saktë e sendeve të humbura./GazetaExpress/