SHBA: Nuk do të lejojmë askënd të ndihmojë Rusinë - Gazeta Express
string(48) "shba-nuk-do-te-lejojme-askend-te-ndihmoje-rusine"

Lajme

Gazeta Express

14/03/2022 23:44

SHBA: Nuk do të lejojmë askënd të ndihmojë Rusinë

Lajme

Gazeta Express

14/03/2022 23:44

Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë asnjë vend të ndihmojë Rusinë që të rikuperojë kostot e saj ekonomike për shkak të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve perëndimore, tha sot zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

“Ne e kemi bërë të qartë në kontaktet tona me Pekinin se nuk do të lejojmë asnjë vend të kompensojë Rusinë për humbjet e saj”, tha Price gjatë një konference të rregullt, duke komentuar mbështetjen e mundshme kineze për veprimet ruse.

Price kujtoi se delegacioni amerikan paralajmëroi Pekinin zyrtar gjatë konsultimeve me palën kineze në Romë për pasojat e mbështetjes së mundshme për operacionin ushtarak rus në Ukrainë për marrëdhëniet dypalëshe.

Advertisement
Advertisement
Advertisement