PL: Amnisti penale pas 11 majit, fund mbipopullimit të burgjeve me të pafajshëm - Gazeta Express
string(73) "pl-burgjet-ne-gjendje-dramatike-do-te-rishikojme-kodin-penal-pas-11-majit"

Shqiperi

Gazeta Express

05/05/2025 11:30

PL: Amnisti penale pas 11 majit, fund mbipopullimit të burgjeve me të pafajshëm

Shqiperi

Gazeta Express

05/05/2025 11:30

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi sot se burgjet në Shqipëri ndodhen në kushte alarmante dhe të paraburgosurit po mbahen në shkelje të standardeve europiane. Sipas tij, nese fiton “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” më 11 maj, do të rishikohet Kodi Penal.

“Partia e Lirisë denoncon me forcë situatën dramatike në burgjet shqiptare, ku abuzimi me paraburgimin ua kalon edhe vendeve më diktatoriale afrikane.Gati 2/3 e qytetarëve që janë sot në burgje, janë të paraburgosur dhe mbi 1/3 e tyre pa asnjë akuzë.

Ky fakt konstatohet edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare si Këshilli i Evropës, Amnesty International, dhe vetë Avokati i Popullit, që denoncojnë mbipopullimin, mungesën e kushteve, kujdesit shëndetësor dhe abuzimet në qeli. Vetëm duke votuar për ‘Aleancën për Shqipërinë Madhështore’ më 11 maj, Shqipëria do të përmbushi standardet europiane.

Me fitoren tonë, do të rishikojmë Kodin Penal në përputhje me këto standarde dhe qindra të paraburgosur do të hetohen në liri. Do të miratojmë një plan amnistie për veprat penale që nuk përbëjnë rrezikshmëri të lartë dhe do të garantojmë fundin e zvarritjes së proceseve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement