Pjetër Shalës i vazhdohet paraburgimi, Specialja ia refuzon kërkesën për lirim - Gazeta Express
string(77) "pjeter-shales-i-vazhdohet-paraburgimi-specialja-ia-refuzon-kerkesen-per-lirim"

Pjetër Shalës i vazhdohet paraburgimi, Specialja ia refuzon kërkesën për lirim

Lajme

Gazeta Express

25/06/2021 12:16

Gjykatësi i Procedurës Paraprake, në Gjykatën Speciale ia ka refuzuar Pjetër Shalës kërkesën për lirim nga paraburgimi.

Pjetër Shala, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim në Hagë.

Lexo Edhe:

Kjo pasi që Gjykata Speciale ia ka refuzuar atij kërkesën për lirim të përkohshëm.

Me këtë rast, Gjykatësi ka urdhëruar mbrojtjen e Shalës që të dërgojë parashtresa deri më 23 korrik për rishikimin e radhës së arsyeve për mbajtjen në paraburgim.

Urdhrin e njëjtë, Gjykata ia ka dhënë edhe prokurorisë.

Ndërkaq mbrëmë, Specialja njoftoi se paraburgimi i është vazhduar edhe Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit.