Një pjesëtar i Policisë së Serbisë (MUP) është ndaluar në pikëkalimin kufitar të Jarinjës të enjten në mbrëmje.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për “Kossev”. Në raportim është thënë se i ndaluari është nga Kosova.
“Po merret në pyetje. Nuk do të thotë se ai do të dërgohet në mbajtje”, thuhet në përgjigjen e cituar nga Policia e Kosovës.
Nuk është bërë e ditur për çka dyshohet ky person. /Koha