Pjesët kritike të trupit tonë dhe si t’i mbrojmë ato - Gazeta Express
string(51) "pjeset-kritike-te-trupit-tone-dhe-si-ti-mbrojme-ato"

Gazeta Express

29/01/2020 15:46

Pjesët kritike të trupit tonë dhe si t’i mbrojmë ato

Gazeta Express

29/01/2020 15:46

Neglizhenca për t’i pastruar dhe për t’u kujdesur për disa pjesë të trupit tonë, mund të çoj në probleme serioze të shëndetit. Kështu nëse ne nuk i pastrojmë duart, mund të përfundojmë me sëmundje të traktit respirator apo diarre.

Disa nga pjesët e tjera, që duhet të kujdeseni më së shumti për to janë:

Lexo Edhe:

Kërthiza– sipas informacioneve, kërthiza është pjesa më delikate e trupit, ku shumë baktere fshehën dhe shumohen. Provoni ta pastroni atë sa më shpesh që mundeni. Sipas studimeve, në kërthize jetojnë më shumë se 67 lloje të ndryshme të baktereve.

Kutikulat– shumica e njerëzve i prenë kutikulat, mirëpo ato gjenden aty për një arsye. Ato janë si mbrojtës të thonjve dhe prerje e tyre nuk është e nevojshme.

Nënsqetullat- nëse përballeni me erë shumë të keqe të nënsqetullave, atëherë ju nuk jeni duke u kujdesur siç duhet për to. Ekziston një lloj special i baktereve, që shkakton aromën e pakëndshme të nënsqetullave. Sipas një studimi, sa më shumë antidjersë që përdorni aq më shumë do të rritet numri i baktereve në këtë regjion.

Gjuha– shumë njerëz i pastrojnë dhembët pa e pastruar edhe gjuhën. Ky është një veprim tejet i gabuar, sepse gjuha është një nga pjesët e trupit ku bakteret kanë tendencë të zhvillohen më së shumti.

Pjesa e prapme e veshit– zakonisht njerëzit i pastrojnë veshët, mirëpo pjesa e prapme e veshit nuk pastrohet. Ky është nj gabim tjetër të cilin e bëjmë, sepse aty pozicionohen shumë baktere dhe do të keni plasaritje të lëkurës. /Express