Pjesët e ushqimeve të cilat vërtet nuk duhet t’i hidhni - Gazeta Express
string(54) "pjeset-e-ushqimeve-te-cilat-vertet-nuk-duhet-ti-hidhni"

Pjesët e ushqimeve të cilat vërtet nuk duhet t’i hidhni

Shneta

Gazeta Express

12/08/2024 20:22

Mbetjet e ushqimit janë gjithnjë e më shumë në vëmendjen e njerëzve.

Fatkeqësisht, është bërë një zakon për të blerë më shumë ushqim sesa kemi nevojë, lëmë frutat dhe perimet të prishen dhe mbetjet i hedhim. Shumë prej nesh u rritën duke menduar se disa pjesë të ushqimeve janë të pangrënshme dhe duhet t’i hedhim në kosh.

Lexo Edhe:

Lëkura e shalqirit – Mbase nuk e dini që lëkura e shalqirit ka disa lëndë ushqyese dhe aminoacid citruline, i cili mund të përmirësojë qarkullimin dhe të rrisë shëndetin e zemrës dhe madje edhe libidon. Me lëkurën e tij mund të përgatitni salca të ndryshme, smoothi etj.

Lëkura e kivit – Kush e dinte që lëkura e kivit ishte e ngrënshme? Ajo përmban shume vitamine C dhe fibra. Nëse nuk mund të konsumoni ashtu mund të provoni të shtoni një kivi të tërë në një smoothie.

Kockat e pulës – Kockat e mbetura nga pula janë fantastike kur bëni një lëng të pasur me vitamina dhe ushqyes të tjerë.

Lëkura e limonit – Lëvoret e limonit në fakt ofrojnë përfitime të mëdha ushqyese, duke përfshirë fibra dhe vitaminë C, si dhe vitamina dhe minerale të tjera thelbësore. Lëkura e limonit mund te përdoret për të përgatitur salca të ndryshme gjithashtu mund të balancojë dhe përmirësojë disa shije.

Gjethet e selinos – Ndonjëherë gjethet e selinosë hiqen para se të dalin në shitje por kjo është e gabuar sepse ato janë të pasura janë me magnez, kalcium dhe vitaminë C. Përdorini ato në sallata, si pjesë e lëngut të perimeve ose si garniturë.

Lëng turshi – Lëngu i turshive të mbaruara mund të përdoret në fakt për të marinuar gjëra të tjera. Ai gjithashtu shton një shije të këndshme për salcat dhe përgatitjet e sallatave të ndryshme.