Pjesë e grabitësve të Rinasit, Talo Çela shpallet në kërkim si vrasës i vëllezërve në Durrës - Gazeta Express
string(91) "pjese-e-grabitesve-te-rinasit-talo-cela-shpallet-ne-kerkim-si-vrases-i-vellezerve-ne-durres"

Pjesë e grabitësve të Rinasit, Talo Çela shpallet në kërkim si vrasës i vëllezërve në Durrës

Gazeta Express

03/07/2020 11:30

Prokuroria e Durrësit ka shpallur në kërkim Talo Çelën, si të dyshuarin për ekzekutimin e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia në Durrës, ngjarje e ndodhur në 27 prill të këtij viti.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se Talo Çela është i njëjti person i akuzuar në grabitjen spektakolare të 4.6 mln eurove në Rinas (prill 2019). Çela u akuzuar se ka ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur nga banda e Rinasit, për të futur lehtësisht në pistën e Rinasit, atje dhe ku ndodhi grabitja. (Furgoni mbante logot dhe stemat e institucionit te hetimit tatimor)