Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Llapit dhe Wisla Krakow, e vlefshme për rrethin e parë kualifikues në Ligën e Evropës.
Rezultati pas 45 minutave të parë është ai i fillimit, 0:0, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar u mbyll me fitore 2:0 të skuadrës polake.
Ndërsa sot në “Zahir Pajaziti”, Llapi po bën lojë mjaft të mirë, me Elvir Gashijanin si futbollistin më të rrezikshëm të tyre, që pati disa raste të mira shënimi.
Raste shënimi pati edhe Wisla Krakow, por portat mbetën të paprekura pas 45 minutave të parë.