Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt në Premierligë.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 1:0 për të kuqtë, shkruan Gazeta Express.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 12-të, kur Cody Gakpo realizoi pas asistimit nga Mohamed Salah.
Mbetet të shihet nëse do të ketë këndellje të Manchester Cityt në pjesën e dytë, apo do ta regjistrojë ndeshjen e shtatë pa fitore në të gjitha garat.