Pishina e Germisë nga sot ka hapur dyert për pushuesit. Të njëjtit kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe po respektojnë rekomandimet e IKSHP-së.
Derisa nga menaxhmenti po kërkohet që nga pushuesit të ketë distancë sot nuk u pa të ketë shumë qytetarë.
Pishina e Gërmisë hap dyert qytetarët, kërkohet distancë mes të pranishmëve
Në hyrje është vendosur shiriti për mbajtje të distancës.
Aty afër janë vendosur edhe dezinfektuesit.
E distancë prej 2 metra pati edhe mes çadrave.
Ashtu siç ka kërkuar IKSHPK, stafi ishte pajisur me mjete mbrojtëse ndaj virusit.
Gjithçka ishte gati.
Kështu në ora 10:00 të mëngjesit, pishina ‘’ Gërmia’’ hapi dyert për qytetarët, me një muaj vonesë.
Liridon Llapashtica që është kryeshef i ndërmarrjes “SportMarketin” tha se kanë angazhuar staf shtesë për tu përkujdesur për shëndetin e qytetarëve.
E me hapjen e dyerve, filluan te vijnë edhe qytetarët.
Këta të fundit, madje mezi pritën të freskohen në këtë pishine.
Vehbi Beka, thotë se ka kohë që po e pret këtë moment.
Edhe Aldin Ijlazi thotë se për shkak të pandemisë ka
kohë të gjatë që nuk ka pushuar.
Andaj hapja e pishinës sipas tij është veprim i duhur.
Ndërkohë, në këtë pishinë po vinin edhe qytetarë të tjerë.
Por numri i tyre nuk ishte në masë të madhe.
Andaj, edhe shpërtimtarët nuk patën shumë angazhim.
Megjithatë ata po thonë se janë tëgëzuar që iu kthyen punës.
E në gjendje gatishmërie aty u pa të jenë stafi mjekësor.
Pishina ishte parashikuar të hapej me 1 Korrik.
Por për shkak të vendimeve të Qeverisë, stafi i kësaj pishine kishte vendosur që të presin deri këtë të enjte të enjten.