PISA, Maqedonia e Veriut në vendin e 67


Gazeta Express
3 Dhjetor 2019 12:10

Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën “PISA”, e radhiti këtë vit Maqedoninë e Veriut  në vendin e 67-të, në mesin e 79 shteteve, të cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi.

“PISA”, studimi më i madh ndërkombëtar në botë për arsim, ka bërë vlerësimin për njohuritë e nxënësve 15-vjeçarë në lexim, matematikë dhe shkencë.

Nxënësit e Maqedonisë janë vlerësuar me 393 pikë për lexim, 394 për matematikë dhe 413 për shkenca natyrore.

Në vendin e parë është Kina, në të dytin Singapori, ndërsa në të katërtin Makao (Kinë) dhe Hong Kong (Kinë).

Prej vendeve evropiane më mirë është radhitur Estonia, e cila është në vendin e pestë, ndërsa shtetet e rajonit të gjitha përveç Kosovës (vendi 75), janë para Maqedonisë së Veriut, respektivisht Sllovenia (21), Kroacia (29), Serbia (45), Mali i Zi (52) dhe Bosnja e Hercegovina (62).

Vlerësimi në shkollat e Kosovës është realizuar në muajin prill të vitit të kaluar.

Te fundit


Kthehu lart