Pirlo tregon cili është mesfushori më i mirë me të cilin ka luajtur - Gazeta Express
string(67) "pirlo-tregon-cili-eshte-mesfushori-me-i-mire-me-te-cilin-ka-luajtur"

Pirlo tregon cili është mesfushori më i mirë me të cilin ka luajtur

Gazeta Express

02/04/2020 13:13

Andrea Pirlo me siguri nuk ka shumë rivalë në garën hipotetike të mesfushorit më të mirë të 20 viteve të fundit.

Për këtë arsye, një kompliment i bërë prej tij, veçanërisht nëse vjen për një koleg të reparit të tij, vlen dyfish.

Lexo Edhe:

Mos harroni, po flasim për dy mesfushorë, që bënë historinë e Milanit në mijëvjeçarin e ri, jo vetëm për dy lojtarë të zakonshëm.

Gjatë një komunikimi në Instagram me mikun dhe ish-partnerin e tij, Massimo Ambrosini, Andrea Pirlo vlerësoi Clarence Seedorf: “Mesfushori më i fortë, me të cilin kam luajtur ndonjëherë, mendoj se është Seedorf. Nëse e kaloje atë… Ju e dini se atij nuk mund t’i bëjë asgjë me topin midis këmbëve. Pastaj, kishte ndeshje kur i niste aksionet për bukuri. Megjithatë, në shumicën e kohës ishte mesfushor-shkatërrues, kishte gjithçka. Ishte shumë i fortë”.