Pirlo merr drejtimin e skuadrës nga Dubai - Gazeta Express
string(41) "pirlo-merr-drejtimin-e-skuadres-nga-dubai"

Futboll

Gazeta Express

25/07/2025 11:42

Pirlo merr drejtimin e skuadrës nga Dubai

Futboll

Gazeta Express

25/07/2025 11:42

Legjenda e Italisë dhe ish-mesfushori i Milanit e Juventusit, Andrea Pirlo, është zyrtarizuar si trajneri i ri i United FC, një klub i ri me bazë në Dubai.

Pirlo ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare që do ta mbajë në Emiratet e Bashkuara Arabe deri në verën e vitit 2027.

Presidenti i klubit, Ilie Cebanu, u shpreh: “Jemi krenarë ta mirëpresim Andrea-n në familjen United FC. Ai mishëron vlerat dhe ambiciet tona dhe besojmë se do të jetë një figurë kyçe për të na çuar në një nivel tjetër.”

United FC u themelua më pak se tre vite më parë, duke u prezantuar zyrtarisht në shtator të vitit 2022. Klubi u ngjit menjëherë nga divizioni i dytë i Emirateve, falë vendit të dytë në sezonin debutues 2022-23 dhe tashmë ka siguruar qëndrimin në elitë për sezonin 2025-26.

Për Pirlo-n, kjo është skuadra e katërt që drejton në nivel të parë, pas aventurave me Juventusin, Fatih Karagümrük dhe Sampdorian. Debutimi i tij me United FC është planifikuar për 20 shtator, në përballjen ndaj Al Dhaid në divizionin e parë të Emirateve.