Pirlo këmbëngul se Juventusi ende ka mundësi ta fitojë titullin në Serie A - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

01/03/2021 15:48

Pirlo këmbëngul se Juventusi ende ka mundësi ta fitojë titullin në Serie A

Futboll

Gazeta Express

01/03/2021 15:48

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka këmbëngulur se skuadra e tij ende ka mundësi ta fitojë titullin në Serie A, megjithëse Interi është shkëputur në krye të tabelës.

Juventusi u ndal me një barazim 1:1 nga Hellas Verona në fundjavë dhe synon të rikthehet në binarë në garë për titull, të martën kundër Spezias, transmeton Gazeta Express.

Interi është lider i tanishëm i Serie A me 56 pikë, 10 më shumë se Juventusi. Bardhezinjtë e kanë zhvilluar një ndeshje më pak, megjithatë.

Duke folur para ndeshjes me Spezias, Pirlo e pranoi se skuadra e tij nuk do ta ketë të lehtë.

“Spezia po del të jetë e gatshme për Serie A, pasi po e përjeton një kampionat fantastik. Kjo skuadër ka arritur rezultate shumë të mira kundër ekipeve të mëdha, po ashtu, do të jetë një ndeshje e vështirë për ne”, tha Pirlo.

“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne, sepse ne duhet ta vazhdojmë patjetër luftën për titull. Duhet ta bëjmë një ndeshje intensive nga fillimi deri në fund”, shtoi ai. /Gazeta Express/