Pirlo: Barcelona po më pret mua - Gazeta Express
string(30) "pirlo-barcelona-po-me-pret-mua"

Gazeta Express

01/04/2020 14:54

Pirlo: Barcelona po më pret mua

Gazeta Express

01/04/2020 14:54

Ish-mesfushori legjendar italian i Milanit dhe Juventusit, Andrea Pirlo, u tall gjatë një bisede në Instagram me Fabio Cannavaron se Barcelona është e interesuar ta emërojë atë si trajner të ardhshëm.

Dy ish-bashkëlojtarët u lidhën drejtpërdrejtë në llogaritë e tyre në Instagram dhe e filluan një diskutim për t’i argëtuar tifozët e futbollit tani që aktivitetet sportive janë pezulluar dhe të gjithë janë udhëzuar të qëndrojë të vetizoluar, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kur u pyet nëse është i gatshëm ta fillojë karrierën si trajner në akademinë e Juventusit, ish-mesfushori Pirlo e dha një përgjigje me shaka.

“Jo, kam shumë aplikacione. Sinqerisht, unë tani e kam stafin të gjithin gati pasi që ofertat e mia të para mund të vijnë nga jashtë Italisë”, ka thënë Pirlo.

“Barcelona po pret për mua. Unë nuk dua të them jo për opsionin tim të parë, edhe pse tashmë i kam pasur disa oferta”.

Pasi qeshi pas kësja përgjigjeje, mesfushori i pensionuar e theksoi dëshirën e tij për t’u bërë trajner.

“Unë mund të bëhem një trajner i mirë futbolli, kështu mund t’i përçoj idetë e mia. Unë e kam personalitetin tim”.

“E kam kuptuar gjithmonë veten. Të luash mirë të ndihmon të shkosh përpara. Nëse unë nuk fitoj, atëherë kjo s’ka rëndësi”. /Gazeta Express/