“ Pirja e duhanit vret ”; “ Duhani shkakton kancer të mushkërive ”; “ Duhanpirësit vdesin më të rinj ” – Janë të shumtë slloganet që gjithkush i lexon në paketën e cigareve, por jo të gjithë dinë rrezikun e vërtetë dhe arsyen pse pirja e duhanit shkakton kancer të mushkërive.
Pirja e duhanit shkakton kancer të mushkërive, sepse tymi në vetvete përmban kimikate kancerogjene. Këto kimikate depozitohen në mushkëri nga viti në vit duke shkaktuar dëme të ADN-së, stres dhe inflamacion, të cilat nxisin fillimin dhe rritjen e tumoreve.
Dëmtimi i ADN-së dhe paaftësia e organizmit për të riparuar këto dëme përfundon deri në rritjen e një tumori.
Në të gjithë botën pothuajse 90% e vdekjeve nga kanceri i mushkërive janë të shkaktuara nga pirja e duhanit. Në vendet mesdhetare, pirja e duhanit përbën 87% të rasteve të kancerit të mushkërive (90% në burra dhe 85% në gra). Kanceri i mushkërive nuk është i lehtë për tu zbuluar dhe shëruar në një fazë të hershme.
Kjo sëmundje është shumë shpesh fatale, me një normë mbijetesë 5-vjeçare rreth 15%, ndërsa në shumë raste kanceri krijon metastaza dhe ndikon në organet e tjera të trupit.
Shkencëtarët janë ende në kërkim të metodave të reja për zbulimin dhe shërimin e kancerit të mushkërive. Por, masa më e mirë parandaluese, në rradhë të parë, është reduktimi i pirjes së duhanit ose mundësia për të lënë duhanin para shfaqjes së kancerit të mushkërive.
Evitimi i thithjes së tymit të duhanit, është gjëja më e mirë që ju mund të bëni për të reduktuar në mënyrë dramatike rrezikun për zhvillimin e kancerit të mushkërive.
Përhapja e kancerit të mushkërive
Kanceri i mushkërive shkaktohet nga prania e qelizave të kancerit. Këto qeliza të parregullta, për shkak të kësaj natyre, kanë potencialin për të shkatërruar indet fqinje të trupit. Në fakt, ato gjithashtu mund të zhvillohen në një tumor të keq që mund të pushtojnë qarkullimin e gjakut dhe të dëmtojnë sistemin limfatik. Proçesi i njohur si metastazë është përgjegjës për përhapjen e qelizave të kancerit, e më pas kjo masë tumorale mund të shkaktojë rritjen e tumoreve të reja në pjesë të ndryshme të trupit. Shkalla e përhapjes së qelizave kanceroze është në varësi të llojit të qelizave, por mesatarisht, rritja e tumorit mund të ndodhë në një periudhë prej disa muajsh.
Testet për kancerin e mushkërive
Diagnostikimi ka në fokus kryerjen e këtyre analizave:
Rrezet-X në gjoks: Kjo metodë aplikohet kryesisht për pacientët me ankesa të tepruara në kollitje dhe gulçim.
CT Skaner: Metoda e skanimit në zona të tilla si gjoks, kokë, bark, apo legen ndihmon në përcaktimin e madhësisë dhe përhapjes së tumorit.
Bronkoskopia: Përmes saj mjeku krijon një vizualizim të drejtpërdrejtë të rrugëve të frymëmarrjes.
PET Skaner: Kjo është një metodë e re për të vlerësuar kancerin e mushkërive para planit të trajtimit, që gjithashtu përdor një lëndë kimike të njohur si radionukleid.
Kur duhet të konsultoheni me mjekun
Sapo vëreni ndonjë nga simptomat e lartpërmendura duhet të takoheni me mjekun tuaj, pasi konsulta e menjëhershme do të zbulojë arsyen e simptomave të tilla. Faza e vonë e simptomave të kancerit të mushkërive shoqërohet nga:
• Ndjenja e lodhjes së pashpjegueshme
• Reduktimi i oreksit
• Dhimbje në nyje, kocka, ose dhimbje e vazhdueshme koke
• Thyerje e kockave që nuk janë shkaktuar nga lëndimi
• Enjtje në fytyrë ose qafë
• Kushte neurologjike jo normale
Mjekimi për kancerin e mushkërive është në varësi të pranisë së qelizave të vogla të kancerit (SCLC), ose qelizave jo të vogla (NSCLC), por edhe të kushteve të mira fizike për të përballuar proçedurat e trajtimit. Terapitë më të përdorura për trajtimin e kancerit të mushkërive janë kirurgjia, kimioterapia dhe rrezatimi. Gjithashtu medikamente të reja të njohura si terapia molekulare (në shënjestër) mund të aplikohen për disa lloje të kancerit të mushkërive.
Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.
Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!
#spitaliamerikan#perqafojejeten
https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook
https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram
https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web
/Artikull i sponsorizuar/
aaaaa