Pirgjet me plehra/ Ndotja e pafund e brigjeve në Shkodër, banorët urojnë që natyra të mos hakmerret - Gazeta Express
string(97) "pirgjet-me-plehra-ndotja-e-pafund-e-brigjeve-ne-shkoder-banoret-urojne-qe-natyra-te-mos-hakmerret"

Pirgjet me plehra/ Ndotja e pafund e brigjeve në Shkodër, banorët urojnë që natyra të mos hakmerret

Shqiperi

Gazeta Express

27/11/2021 16:05

Nga Simon Shkreli 

Shkodranët i kanë marrë masat dhe po përgatiten për dimër. Por a do përsëritet dimri i vitit të kaluar?

Lexo Edhe:

Në fshatin Obot  në këto momente nuk ka probleme, thatësira e madhe ka ndikuar edhe në rënien e nivelit të Lumit Buna. Ndërsa shqetësim për ta vazhdon të jetë rreziku nga përmbytja…

“Duke pas parasysh kohën e thatë, sa i besohet, Buna asht mbush Dajçi po, Oboti po Derragjati po bërdica po ku ka me shku ky lum, nga formati 800, 1000 metër kub që ka marrë në sekondë ose 1500 metër kub në sekondë, sot nuk merr 600 pra merr gjysmën e prurjes për me ik me u derdh në det”, thotë një banor.

Problemet janë të mëdha, nga njëra anë janë shkarkimet nga Hidrocentralet dhe nga ana tjetër është vetë faktori njeri. Në pjesën e sipërme të Shkodrës ku edhe burojnë lumenjtë, shihen qartë ndërhyrjet dhe dëmet që shkaktohen. Ambientit duket se I kushtohet shumë pak rëndësi….

Shihet këtu kanali, i cili është hapur është i thellë rreth 1 metër e 70 centimetra i thellë dhe shihet deri në fund mbeturinat çka tregon për vitet e  gjata të depozitimit të mbeturinave.

Inertet depozitohen çdo ditë, dhe askush nuk ndërhynë që të kjo gjendje të përmirësohet, si ky kamionçin që pa të keq i depoziton ato në afërsi të lumit…

Por gjendja është alarmante sa që në disa segmente shihen inertet që depozitohen, ndërsa kërkesa p[ër një landfill të inerteve është emergjente…

“Po adresojmë një problem më shumë se 30 vjeçar që do thotë që përfshinë gjithë veriun, përfshirë Shkodrën si qendër. Mungon një landfill për depozitimin e  inerteve dhe trajtimin. Gjatë viteve të tranzicionit kanë ndodhur shumë ndryshime dhe ne kemi trashëguar në vitin 2016-të mbi 7 hot spote të vështira për tu trajtuar kur bëhet fjalë për mbetje të trashëguara nga administrimi 30 vjeçar. Ne kemi adresuar çështjen për nevojën e ndërtimin e një landfilli për trajtimin e inerteve në planin e përgjithshëm vendor”, shprehet kryebashkiakja Voltana Ademi.

Ambientalistët shprehen se dëmet në ambient janë shumë të mëdha, pasi nuk duhet kërkuar vetëm tek institucionet por edhe tek vetë ne njerëzit…

“Secili aktor luan rolin e vet përkujdesjen ndaj mjedisit, mendimi im është para se të kërkojmë llogari duhet të nisim nga vetja, kjo është thirrja që kam unë. Por sigurisht edhe pushteti vendor edhe pushteti qëndrorë duhet të zbatojnë legjislacionet  përkatëse në lidhje me mbrojtjen e mjedisit që janë në fuqi”, shprehet Almida Mema.

Inertet vazhdojnë e depozitohen në brigjet e lumenjve, ndërsa ato vazhdojnë e shkaktojnë problem në zonën e Nënshkodrës. Për pedagogun e inxhinierisë hidrike Aldo Gega, gjithmonë ka një zgjidhje por duhet një studim i mirëfilltë shkencor pasi deri tani janë bërë studime vetëm pjesore…

“Si heqja ashtu edhe marrja e inerteve, ndikojnë në parametrat hidraulit të një kanali apo të një lumi në këtë rast…zgjidhja duhet të vij që në gjenezë, çfarë do thotë kjo, që duhet hyrë edhe një herë që të bëhet një studim I ri shkencor për parametrat atmosferikë, sepse nga parametrat atmosferik, vijnë parametrat hidraulik të lumenjve edhe e gjithë strukturës tjetër që vjen për të kryer gjithë kullimin e  këtyre ujërave”, thotë ai.

Ndërsa situate vazhdon e rëndohet edhe më shumë, madje mbeturinat nga të gjitha llojet depozitohen pa asnjë kriter në  brigjet e lumenjve.

E shkruar në një copë betoni të orienton se ku mund të depozitosh mbeturinat në breg të lumit, të lumit Kir. Në afërsi të zonës siç njihet zona e Fermentimit. Në gurin e parë shkuan  për 30 metra mund të depozitoni, ndërsa në gurin e dytë jepet edhe shigjeta mbeturinat poshtë, se kund të depozitohen këto mbeturina. Ndërkohë shihet qartë që ka edhe mbetje urbane, mbetje nga fasoneritë e Shkodrës, por edhe mbetje nga shtëpitë këtu për rreth, të cilat hidhen çdo ditë këtu, sepse siç duket është legalizuar çdo gjë të hidhet dhe të depozitohen në brigjet e lumenjve.

“Pislleqet dihet ajo punë, i hedhin i djegin, ndoshta s’kanë se ku me i çu, i hedhin me qëllim që me i  marrë Kiri.”

Një fakt të tillë e pranon edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi e cila shprehet se pavarësisht përmirësimeve të bëra jemi larg standardeve të kërkuara nga BE. Ndërsa problem kryesor dhe imediat janë depozitimi i inerteve…

“Nuk po flasim vetëm për dhera, por janë edhe element të tjerë të cilët nuk duhet të hidhen në lum. Ato janë bërë pengesa në disa vende specifike, apo kanë dëmtuar dhe kanë riskuar edhe zonën për rreth. Kjo impakton, nuk mund të bëhet fjalë për devijime, por bëhët fjalë në impaktin që rrezikojnë për mundësi që mund të ketë nesër për shkak të përmbytjeve në dëmtime në banesa apo në territor”, thotë Ademi.

Por dëmi që shkaktohet është i madh, specialistët janë të ndarë në mendime, por ajo që është e përbashkët është se inertet duhet të kontrollohen dhe të menaxhohen si duhet, pasi në njërën anë shkaktojnë përmbytje në anën tjetër ndikojnë në shëndetit tonë…

“Kontrolli i shtetit duhet të jetë më I fortë ndaj këtyre fenomeneve, janë fenomene që ndikojnë dretë për së drejti ndaj atyre banorëve që kanë aktivitetin e tyre qoftë jetësorë qoftë biznesin, pa tjhhetër që duhet pasur një ndikim shumë të fortë nga shteti për ta parandaluar këtë pjesë,” shprehet Gega.

“Llogaritni se sa është rritur niveli i sëmundshmërisë të problem të frymëmarrjes I sëmundjeve të kqija, I problemeve të ndryshme shëndetësore që janë provuar shkencërisht që vijnë si pasojë I ndotjes së mjedisit.”

Voltana Ademi kryetare  Bashkisë Shkodër thotë se mbeturinat hidhen por ajo që është në tagrin e bashkisë kryhet por sërish mungon një bashkërendim Ii institucioneve, pasi administrimi i liqenit dhe lumenjve varen nga institucione tjera…

“Bashkia Shkodër nuk ka tagrin për administrimin e Liqenit dhe të lumenjve, sigurisht ne bëjmë punen që ne na takon për të dërguar kërkesën, ankesën dhe pastaj kjo ndiqet. Bashkrendimi vazhdon të ketë probleme dhe mendoj që edhe angazhimi, jo vullneti por angazhimi i pastër i institucioneve mungon”, shprehet Ademi.

Ambientalistët dhe specialistët hidrik shprehen se situate është e rënduar, dhe se ka mundësi të ketë një zgjidhje nëse do ketë vullnet dhe dëshirë duke bërë projekte serioze të plota dhe jo pjesore….

“Ne shohim gjithë andej në çdo zonë që ka mbetje të ndërtimeve që hidhen përgjatë lumenjve hidhen me atë idenë që do ti marr lumi dhe do ti përcjell në det. Do ti përcjellë në det por do ti përcjellë prapë në natyrën tonë, dhe do kemi sërish impakt negative në natyrën tonë. Megjithë atë njerëzit apo firmat nuk kanë ku ti çojnë prandaj është I domosdoshëm që të kemi një vend depozitim legal të këtyre mbetjeve nga ndërtimet”.

“Shpresoj që të merret një lloj mase serioze dhe të bëhet një planë serioz pasi deri tani të gjitha kanë qenë pjesore, se të gjitha kanë qenë të themi për të mbaru një fazë, për të thënë e kemi bërë një punë, e kemi bërë një projekt, por një punë serioze që I përfshin gjithë komponentet për të bërë një projekt të them të drejtën unë nuk e kam parë.”

E ndërsa inertet vazhdojnë të depozitohen në lumenjtë e Shkodrës, në këtë periudhë situate duket e qetë sa i përket përmbytjeve, por ajo që është edhe më e dëmshme është ndotja dhe keqtrajtimi që ne i bëjmë mjedisit, dhe të mirave që ofron natyra, e cila kohët e fundit është shumë hakmarrëse ndaj banorëve të Shkodrës.