Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një moment të jashtëzakonshëm forme me RCD Mallorca, duke vazhduar të jetë vendimtar në sukseset e skuadrës së tij.
Pas golit të rëndësishëm të shënuar ndaj Real Madrid, Muriqi ka shkëlqyer sërish, kësaj radhe duke realizuar dy gola në përballjen kundër Rayo Vallecano, duke i dhënë epërsinë 2-0 ekipit të tij.
🚨 VEDAT MURIQI — THE REAL WEAPON ON SET PIECES!
— KING OF GOALS (@KingUnited100) April 12, 2026
🇪🇸 MALLORCA 1-0 RAYO VALLECANO pic.twitter.com/yakghfzIsz
Goli i parë erdhi në minutën e 36-të, kur kosovari përfitoi nga një asistim i saktë i Samu Costa dhe e dërgoi topin në rrjetë me qetësi. Vetëm katër minuta më vonë, ai goditi sërish, kësaj radhe pas një pasimi nga Zito Luvumbo, duke vulosur një paraqitje të shkëlqyer personale.
⚽️ Vedat Muriqi l’a encore fait (de nouveau). 2-0 pour Mallorca. pic.twitter.com/e0WLNQbdlM
— LigActu 🇪🇸 (@LigActu) April 12, 2026
Me këto dy realizime, Muriqi konfirmon statusin e tij si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Mallorcas këtë sezon, duke qenë një armë kyçe në repartin ofensiv.
“Pirati” duket se nuk ka ndërmend të ndalet, duke i dhënë skuadrës së tij besim dhe rezultate pozitive në një fazë vendimtare të sezonit dhe kështu të mbijetoi në La Liga. /GazetaExpress/