string(96) "pirateria-e-librave-shtepite-botuese-ankohen-per-te-drejtat-e-autorit-kane-vjedhur-edhe-kadarene"

Arte

Gazeta Express

30/05/2025 10:08

Pirateria e librave, shtëpitë botuese ankohen për të drejtat e autorit: Kanë vjedhur edhe Kadarenë

Arte

Gazeta Express

30/05/2025 10:08

Libri po përjeton një periudhë të vështirë për shkak të piraterisë, teksa me zhvillimin e teknologjisë po bëhet më i lehtë kopjimi i veprave letrave.

Shoqata e botuesve shqiptarë ngre shqetësimin për piraterinë e botimeve shqiptare në vendin tonë e sidomos ne trevat shqipfolëse.

“Janë disa shtëpi botuesve që shesin librat tanë të piratuar”, tha Petrit Ymeri.

“Po asfiksohet vep jonë nga akte të tilla duke nisur nga Tirana, Prishtina e Tetova”, tha Bujar Hudhri.

Botuesi Bujar Hudhri denoncoi një rast flagrant nga Tetova, që tre vite më parë shpalli Ismail Kadarenë “Qytetar Nderi” e që sot veprat e tij i kopjon, në shkelje të plotë me të drejtat e autorit e të shtëpive botuese.

“Kanë bërë libra piratë në marrëveshje me komunat. Dhe i çojnë direkt në biblioteka. Tani kanë avancuar aq shumë sa vetë shteti, vetë kryetari i komunës blen një mall të vjedhur. Janë librat e të gjithë botuesve shqiptarë. Këto libra të shtypur në mënyrë skandaloze, madje të përgjysmuara, janë të destinuara për të gjithë brezat e nxënësve”, tha Bujar Hudhri.

Kryetari i botuesve shqiptarë kërkon ndarjen e qeverisë, me qëllim garantimin e të drejtave të shkrimtarëve, përkthyesve e botuesve.

“Në Shqipëri është shumë e dëmshme pirateria që bëhet nëpërmjet librit digjital. Libra që skanohen, futen në portale dhe shiten. Skadojnë librat tanë pa të drejta dhe i shesin”, tha Petrit Ymeri.

Kur libri përdoret për biznes me qëllime përfitimi përmes manipulimit, dëmtohet mbi të gjitha lexuesi, kur në dorën e tij arrijnë vepra të falsifikuara e të dëmtuara, theksojnë botuesit.