Pique shpreson që Barcelona ta transferojë Haalandin këtë verë - Gazeta Express
string(62) "pique-shpreson-qe-barcelona-ta-transferoje-haalandin-kete-vere"

Futboll

Gazeta Express

11/06/2021 18:39

Pique shpreson që Barcelona ta transferojë Haalandin këtë verë

Futboll

Gazeta Express

11/06/2021 18:39

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka pranuar se shpreson që klubi të nënshkruajë me sulmuesin e Dortmundit, Erling Haaland në afatin kalimtar veror.

Barcelona gjendet në krizë të madhe financiare, por ka ende optimizëm që ata mund ta joshin norvegjezin drejt “Camp Nout” këtë verë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Spanjolli Pique tha se shpreson që ta transferojnë këtë verë pasi e vlerëson si lojtar të madh.

“Nuk kam ndonjë ide, shpresoj që të vijë te Barcelona. Lojtarët e mëdhenj duhet të jenë me ne, por ky është një vendim që duhet ta marrë klubi” – u shpreh Pique.

Për Haalandin janë të interesuara shumë skuadra, por mbetet të shihet se ku do të luajë edicionin e ardhshëm. Talenti norvegjez ka shlëlqyer me Dortmundin, duke qenë lojtari kyç i tyre.

Tashmë Barcelona ka bërë dy transferime këtë afat kalimtar. Ata morën Eric Garcian dhe Sergio Agueron falas nga Manchester City pasi kontratat e tyre me klubin anglez skaduan këtë vit dhe rikthyen Emerson. /Gazeta Express/