Pique, Messit: “Prit edhe një vit derisa ata të shkojnë” - Gazeta Express
string(52) "pique-messit-prit-edhe-nje-vit-derisa-ata-te-shkojne"

Pique, Messit: “Prit edhe një vit derisa ata të shkojnë”

Gazeta Express

23/10/2020 10:19

Gerrard Pique është i fundit që ka folur për rastin Leo Messi.

Leo, pas 20 viteve në klub, deshi të largohet gjatë verës.

Lexo Edhe:

Ai i dërgoi ‘burofax’ klubit për ta bërë zyrtare dëshirën për t’u larguar, pasi nuk është aspak i kënaqur me situatën në klub.

Por, Barcelona insistoi dhe ia rikujtoi Leos se e vetmja mënyrë për t’u larguar është duke paguar klauzolën 700 milionë euro, klauzolë që Messi mendonte se nuk është valide dhe se kishte fituar të drejtën të vendosë.

Për situatën e krijuar gjatë verës ka folur edhe Pique, i cili ka treguar se ato ditë nuk ka pasur shumë kontakte me Messin.

“Nuk kisha shumë kontakte me Messin ato ditë. Ka qenë problem personal. Mbaj mend se i kam dërguar mesazh dhe i kam thënë që të qëndrojë me ne sepse meriton ta dëgjoj emrin e tij sërish në Camp Nou”, u shpreh Pique.

“Është për të ardhur keq që lojtari më i mirë i të gjitha kohëve dërgon Burofax sepse nuk po e dëgjoni bordi i klubit. I tha prit një vit derisa të vijnë të tjerë, derisa ata të shkojnë”. /Gazeta Express/