Pique këshillon Messin të rri në Barcelonë - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

27/11/2020 23:34

Pique këshillon Messin të rri në Barcelonë

Futboll

Gazeta Express

27/11/2020 23:34

Mbrojtësi nuk dëshiron ta sheh duke u larguar gjashtë herë fituesin e Topit të Artë nga klubi, pasi që këtë verë kjo i ndodhi Luis Suarezit

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka kërkuar nga Lionel Messi që të vazhdojë të rri në klub

Këtë verë Messi do të jetë pa kontratë dhe duke parë marrëdhënie jo të mira që ai ka me klubin, mundësitë janë të largohet. Ai deshi të largohet edhe këtë sezon por nuk ia doli.

Megjithatë, armiku i Messi, Josip Maria Bartomeu dha dorëheqje duke detyruar zgjedhje të parakohshme në janar, ende nuk ka garancion që bordi i ri do të mund të arrijë ta bind atë që të qëndrojë, pasi që Barça nuk duhet a do të mund ta paguajë pagën e tij të madhe.

“Ne do ta pyesim Leon, nuk e di. Ne shpresojmë që ai do të rri me ne. Është një vendim shumë personal por ne do ta shohim”, tha Pique i pyetur nga Radio Marca nëse Messi do ta zgjat kontratën.

“Sa më gjatë që ai rri në Barça, ka shpresë dhe ne shpresojmë që kjo shpresë të rritet nëse ai rrinë”.

Në anën tjetër, partneri i tij i vjetër i Messi, Luis Suarez është larguar në verë, një nga veprimet e pamatura që bëri bordi i vjetër e që e rebeloi argjentinasin.

Pique ka pranuar se ishte vështirë ta shohësh largimin e uruguaianit për në Atletico Madrid.

“Me vinte shumë keq kur Luis u largua, ai kaloi shumë vjetë në klub dhe me ne ndau shumë përvoja”, tha ai. “Ju luani 90 minuta me njëri-tjetrin, por ju kaloni edhe shumë orë bashkë me shokët e skuadrës      . Ne shiheshim çdo mëngjes, ne udhëtonim, ne jetonin bashkë në hoteli, ishte si të ishim shokë klase”.

Barcelona ka filluar shumë keq këtë sezon në La Liga ku është në vendin e 13, edhe pse ka dy apo më pak ndeshje të luajtura për dallim me skuadrat e tjera në ligë.

Ata janë 12 pikë larg liderit të La Ligës, Real Sociedadit, derisa kanë humbur tri nga tetë ndeshjet nën urdhrat e Ronald Koeman.

Barcelona luan në shtëpi kundër Osasunës të dielën. /GazetaExpress/