Pipero: Situata me Covid do fillojë të lehtësohet! Si është gjendja e mjekut Dhimitër Kraja - Gazeta Express
string(89) "pipero-situata-me-covid-do-filloje-te-lehtesohet-si-eshte-gjendja-e-mjekut-dhimiter-kraja"

Pipero: Situata me Covid do fillojë të lehtësohet! Si është gjendja e mjekut Dhimitër Kraja

Gazeta Express

01/04/2020 22:02

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u shpreh me tone optimiste për situatën e përapjes së koronavirusit në Shqipëri.

Në lidhje me emisionin Byro Politike, Pipero tha se situata do të fillojë të lehtësohet javën e ardhshme, ndërsa më shumë akoma në javën e tretë të prillit. Pipero gjithashtu foli dhe për gjendjen shëndetësore të mjekut Dhimitër Kraja, i cili erdhi nga pensioni si vullnetar për të ndihmuar në luftën kundër përhapjes së koronavirusit, por që fatkeqësisht u sëmur nga virusi.

Lexo Edhe:

Pëllumb Pipero: Gjendja shëndetësore në spitalin infektiv ka një dinamikë të madhe. Nesër do të kemi raste të tjera të të shëruarve. Kemi pacientë të tjerë që janë rënduar gjithashtu, 4 prej tyre janë në gjendje kritike. Mjekët e spitalit infektiv po bëjnë të pamundurën për ti rikthyer në jetë.  Nuk më shqetëson fakti që tek-tuk kemi raste sporadike, është një gjë pozitive në aspektin epidemiologjik është pozitiv, pra puJam optimist na është e mirë, ky është opinioni im. Ecuria e pandemisë këtu tek ne fatmirësisht ka ecur mirë, kurba ka qenë në një rritje graduale dhe jo ekspancionale.

Juli Xhokaxhi: Si është gjendja e prof. Krajës?

Pëllumb Pipero: Do ju lutesha që të jemi brenda etikës mjekësore të mos përmendim emrat por mund t’ju them se gjendja e tij është shumë e mirë. Jo rastësisht personeli mjekësor është infektuar nga ky virus gjithkund në botë ka patur edhe humbje jete shpresoj të mos ndodhë tek ne. Edhe ne mjekët njerëz jemi dhe gabojmë.