Pipero: Piku i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri do jetë javën tjetër - Gazeta Express
string(76) "pipero-piku-i-te-infektuarve-me-koronavirus-ne-shqiperi-do-jete-javen-tjeter"

Gazeta Express

26/03/2020 20:28

Pipero: Piku i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri do jetë javën tjetër

Gazeta Express

26/03/2020 20:28

Në pavijonin infektiv mosha 50 dhe ajo e tretë përbejnë numrin më të lartë të të shtruarve.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tha për Tv Klan se janë shumë pak të rinj të shtruar në spital.

Lexo Edhe:

Sipas mjekut Pëllumb Pipero, vendi ynë pritet të ketë pikun e të infektuarve, javën e ardhshme.

“Unë e kam thënë vazhdimisht që kjo javë që jemi dhe java e ardhshme do të jenë javë të vështira”, tha Pipero.

Masat e marra për kufizimin e lëvizjes, për mjekun Pëllumb Pipero janë pozitive, por ajo që do të evidentohet nga shifrat në vijim, është fakti nëse shqiptarët i kanë zbatuar apo jo këto masa.