Pipero i përgjigjet kritikave: S’është e nevojshme të dal unë për t’i dhënë informacion familjarëve, transparenca te Infektivi nuk mungon - Gazeta Express
string(133) "pipero-i-pergjigjet-kritikave-seshte-e-nevojshme-te-dal-une-per-ti-dhene-informacion-familjareve-transparenca-te-infektivi-nuk-mungon"

Pipero i përgjigjet kritikave: S’është e nevojshme të dal unë për t’i dhënë informacion familjarëve, transparenca te Infektivi nuk mungon

Gazeta Express

07/08/2020 17:35

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero i përgjigjet akuzave të familjarëve të pacientëve me Covid-19 që janë shtruar në spital, por edhe politikës, të cilët shprehen se nuk kanë dijeni për shëndetin e të afërmve të tyre.

Pipero, i cili u fotografua teksa kishte dalë për një moment nga spitali i Infektivit, për të informuar qytetarët e shumtë që interesoheshin për shëndetin e të afërmve të tyre, tha se puna për komunikimin me ta ka mundësi të organizohet edhe më mirë, duke shmangur radhët e gjata, por shtoi se transparenca në spital nuk mungon.

Lexo Edhe:

Një mënyrë sipas tij, është dhënia e informacionit te të afërmit për pacientët e shtruar përmes telefonit.

“Familjari ka komunikim të vazhdueshëm. Nuk mungon transparenca, por duhet të organizojmë më mirë komunikimin me familjarët, për të shmangur radhët e gjata. Nuk është e nevojshme të vijnë aty mund ta marrin informacionin me telefon, pra nuk është e nevojshme të dalë Pipero apo një tjetër dhe të japë informacion. Nuk ishte e natyrshme që unë të dilja aty, por atë informacion që kishim ua dhamë familjarëve,” u shpreh Pipero në një intervistë për Abc Neës.