Pioli refuzon shkarkimin nga Fiorentina - Gazeta Express
string(39) "pioli-refuzon-shkarkimin-nga-fiorentina"

Sport

Gazeta Express

03/11/2025 14:46

Pioli refuzon shkarkimin nga Fiorentina

Sport

Gazeta Express

03/11/2025 14:46

Trajneri i Fiorentinës Stefano Pioli ka pasur një bisedë të gjatë telefonike me drejtuesit e klubit ku dhe ka refuzuar të pranojë shkarkimin nga klubi pas rezultateve të dobëta në ligën italiane.

“Viola” gjendet në pozitën e 19-të të tabelës me vetëm katër pikë nga 10 ndeshje, dhe drejtuesin e skuadrës kanë kërkuar shkarkimin e trajnerit italian , mirëpo përgjigjja ka qenë negative nga Pioli.

Burimet nga Italia thonë se Stefano Pioli  është i gatshëm të ndryshojë detajet e kontratës së tij 3 vjeqare me Fiorentinan mirëpo nuk do të pranojë shkarkimin.

Fiorentina rikthehet në fushën e blertë kundër Mainz në kuadër të Ligës së Konferencës.

Trajneri i grupmoshave U20 të Fiorentinas mund të jetë trajneri që do të zëvendësonte Piolin në rast largimi.

/GazetaExpress/