Pioli, pas fitores së dytë me radhë: Milani im di të luajë futboll - Gazeta Express
string(64) "pioli-pas-fitores-se-dyte-me-radhe-milani-im-di-te-luaje-futboll"

Pioli, pas fitores së dytë me radhë: Milani im di të luajë futboll

Gazeta Express

08/12/2019 23:31

Pioli është i lumtur me fitoren e dytë të Milanit me radhë në Serie A

Pas fitores kundër Parmës, Milani i Stefano Piolit ka marrë tri pikë të plota edhe në udhëtim te Bologna.

Lexo Edhe:

Kuqezinjtë kanë triumfuar 3-2 në një ndeshje ku protagonist ishte Theo Hernandez i blerë nga Real Madridi, shënoi dy gola, një për Milanin dhe një për Bolognan, pasi aksidentalisht e dërgoi topin në portën e tij, derisa shkaktoi edhe penallti në minutën e 84’.

Sido që të jetë, Milani bëri paraqitje pozitive dhe për këtë është i lumtur edhe Stefano Pioli.

“Përveç cilësisë teknike, duhet edhe sakrificë të fitosh në ditët e sotme. Nuk është as fat dhe as rastësi. Kemi bërë paraqitje të mira, vetëm me Romën hasëm vështirësi”, u shpreh Pioli.

“Piatek ka bërë një punë të shkëlqyer, Theo është i frikshëm për kundërshtarët, ka një fizik që i jep mundësi të shkatërrojë përpara, edhe Suso bëri një pasim të artë. Kemi lojtarë që dinë të luajnë”. /Gazeta Express/