Pilulë e re për menopauzën - Gazeta Express
string(26) "pilule-e-re-per-menopauzen"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

18/03/2026 21:28

Pilulë e re për menopauzën

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

18/03/2026 21:28

Gratë që vuajnë nga afshet e forta dhe djersitjet gjatë natës mund të kenë së shpejti një zgjidhje të re, falë një pilule të përditshme për menopauzën që është miratuar për përdorim në NHS.

Rreth 500 mijë gra pritet të jenë të përshtatshme për këtë trajtim, i cili sipas ekspertëve mund të ndihmojë veçanërisht ato që nuk mund ose nuk duan të përdorin terapinë zëvendësuese hormonale (HRT).

Ilaçi quhet fezolinetant, i njohur edhe me emrin Veoza, dhe është një tabletë e përditshme jo-hormonale që vepron mbi sinjalet në tru që shkaktojnë disa nga simptomat më shqetësuese të menopauzës.

Në draft-udhëzimin përfundimtar të publikuar sot, Instituti Kombëtar për Shëndetin dhe Kujdesin e Ekselencës (NICE) rekomandoi tabletën 45 mg për gratë që përjetojnë afshe të moderuara deri në të rënda dhe djersitje nate.

Mendohet se më shumë se dy milionë gra në Mbretërinë e Bashkuar përballen me këto simptoma gjatë menopauzës, të cilat shpesh nisin që në fazën e hershme të njohur si perimenopauzë.

Për shumë prej tyre, ndikimi është i madh: u prishet gjumi, ulet përqendrimi dhe dëmtohen marrëdhëniet familjare e shoqërore. Në disa raste, gratë janë detyruar madje të reduktojnë orët e punës ose të largohen përkohësisht nga puna.

Vlerësohet se rreth 60 mijë gra në Britani aktualisht janë jashtë tregut të punës ose në leje afatgjatë mjekësore për shkak të simptomave të rënda të menopauzës, me një kosto ekonomike që arrin afërsisht në 1.5 miliardë paund në vit.

Studimet sugjerojnë gjithashtu se një në dhjetë gra e ka lënë fare punën për shkak të mungesës së mbështetjes.

HRT mbetet trajtimi i parë i rekomanduar për simptomat e menopauzës, pasi zëvendëson estrogjenin dhe progesteronin që bien gjatë kësaj faze. Ajo mund të merret në forma të ndryshme, si tableta, arna ose xhel.

Megjithatë, për gratë që nuk mund ta përdorin ose zgjedhin të mos e përdorin, alternativat deri tani kanë qenë të kufizuara.

HRT nuk është e përshtatshme për disa gra me histori të kancerit të gjirit ose vezoreve, mpiksje gjaku apo tension të lartë të patrajtuar. Disa të tjera mund të kenë efekte anësore ose të preferojnë një alternativë jo-hormonale.

Nga ana tjetër, NICE theksoi se fezolinetant nuk rekomandohet për gratë me kancer të gjirit, lloje të tjera kanceri që varen nga estrogjeni, apo me sëmundje të mëlçisë.

Gratë që kanë pasur më parë kancer gjiri dhe e kanë përfunduar trajtimin mund të jenë ende të përshtatshme për këtë ilaç, varësisht nga rrethanat e tyre individuale.

Helen Knight, drejtoreshë për vlerësimin e barnave në NICE, tha se afshet dhe djersitjet e natës gjatë menopauzës mund të kenë ndikim të thellë në cilësinë e jetës dhe mirëqenien e përgjithshme.

Ajo shtoi se për gratë që nuk mund të marrin HRT, alternativat kanë qenë historikisht të pakta, ndërsa provat tregojnë se fezolinetant ul ndjeshëm simptomat dhe është vlerësuar edhe si një trajtim me kosto efektive.

Ndërsa Dr Sue Mann, drejtoreshë kombëtare klinike për shëndetin e grave në NHS England, e cilësoi këtë si një lajm shumë të mirë, sidomos për gratë që nuk mund ose nuk dëshirojnë të përdorin terapi hormonale.

Sipas saj, ky është një tjetër opsion i rëndësishëm trajtimi që mund të ndihmojë qindra mijëra gra të menaxhojnë më mirë simptomat e menopauzës dhe të ndihen më në kontroll të shëndetit të tyre.

Edhe Dr Vikram Talaulikar, specialist i mjekësisë riprodhuese në University College London Hospitals, u shpreh se, pavarësisht përparimeve, shumë gra vazhdojnë të vuajnë në heshtje sepse jo të gjitha trajtimet aktuale u përgjigjen nevojave të tyre specifike.

Sipas tij, vendimi i NICE u jep mjekëve të NHS një alternativë të re, të krijuar dhe studiuar posaçërisht për përmirësimin e simptomave të caktuara të menopauzës, duke zgjeruar mundësitë e trajtimit për gratë në Mbretërinë e Bashkuar. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement