Piloti i helikopterit të Bryant ishte ngjitur për t’iu shmangur reve, para aksidentit - Gazeta Express
string(83) "piloti-i-helikopterit-te-bryant-ishte-ngjitur-per-tiu-shmangur-reve-para-aksidentit"

Piloti i helikopterit të Bryant ishte ngjitur për t’iu shmangur reve, para aksidentit

Gazeta Express

28/01/2020 9:28

Piloti i helikopterit që u rrëzua afër Los Angelesit, që i la të vdekur legjendën e basketbollit Kobe Bryant dhe tetë personat e tjerë në të, u kishte thënë kontrolluese të trafikut ajror, në mesazhin e tij të fundit radiofonik, se po ngjitej më lart për t’iu shmangur një shtrese të reve, para se të rrëzohej 305 metra poshtë në një kodër. Këtë lajm e ka bërë të ditur një hetuese e këtij aksidenti.

Radari sugjeroi se helikopteri e kishte arritur lartësinë prej 701 metrave të dielën në mëngjes, para se të rrëzohej. Rrënojat e helikopterit u gjetën në lartësinë prej 331 metrave, sipas Jennifer Homendy nga Bordi Kombëtar për Siguri në Transport (NTSB), transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Hetuesit e NTSB-së shkuan në vendin ku gjenden rrënojat e helikopterit në Calabasas për të grumbulluar dëshmi.

Disa ekspertë sugjeruan se piloti mund të jetë hutuar shkaku i mjegullës, mirë Homendy ka thënë se ekipet hetuese do të kërkonin gjithçka për ta gjetur shkakun: nga historia e pilotit deri te motorët e helikopterit.

“Piloti u kishte kërkuar kontrolluesve të trafikut ajror t’i ofrohej ndjekje përmes ndihmës së radarit para se ta fillonte ngjitjen, mirëpo atij i ishte thënë se aeroplani ishte shumë ulët për ta marrë këtë ndihmë”, ka thënë Homendy.

“Pas rreth katër minutave, piloti tregoi se ata ishin duke u ngjitur për t’iu shmangur një shtrese resh. Kur kontrolluesit e trafikut ajror e pyetën se çfarë po planifikonte të bënte, nuk morën përgjigje. Të dhënat nga aradari sugjerojnë se helikopteri u ngjit në 701 metra lartësi dhe pastaj filloi të kthehej në të majtë. Kontakti i fundit me radar ishte rreth orën 9:45”.

Dy minuta më vonë, dikush përreth asaj zone e kishte telefonuar policinë për ta raportuar helikopterin e rrëzuar.

Shumë ekspertë e kanë vënë në dyshim nëse helikopteri duhej edhe të ishte nisur, pasi që kishte shumë mjegull atë ditë, aq sa vetë departamenti i policisë kishte vendosur të mos kishte kontrollime me helikopterë. /Gazeta Express/