Piloti adoleshent bën ulje të detyruar mbi urë, pamjet nga manovrimi perfekt - Gazeta Express
string(75) "piloti-adoleshent-ben-ulje-te-detyruar-mbi-ure-pamjet-nga-manovrimi-perfekt"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2021 7:52

Piloti adoleshent bën ulje të detyruar mbi urë, pamjet nga manovrimi perfekt

Lajme

Gazeta Express

22/07/2021 7:52

Landon Lucas vuri re një boshllëk të trafik mbi një urë në Jersey Shore dhe ia doli të ulë me sukses aty avionin që drejtonte.

Kur avioni i tij filloi të kishte probleme me motorin, një pilot adoleshent mori situatën nën kontroll dhe zbarkoi në mënyrë të sigurt.

Lexo Edhe:

Landon Lucas, 18 vjeç, po fluturonte me një aeroplan të vogël të hënën kur kuptoi problemet me motorin, ndërsa fluturonte në qiellin mbi Atlantic City.

Pasi dha njoftimin, ai u përpoq të shkonte në Aeroportin Komunal të Ocean City por kur vuri re se rruga në korsinë perëndimore të Urës së 9-të, e cila lidh Ocean City dhe Somers Point, kishte hapësirë pasi për momentin nuk kishte shumë automjete, ndaloi aty, raporton People.

Piloti u ul me sukses pa asnjë dëmtim të avionit dhe pa dëmtime të ndonjë automjeti”, tha zëdhënësi i Ocean City Doug Bergen në një deklaratë. Grupi i punës, mbërriti në vendngjarje dhe nisi punën për të hequr krahët e avionit, që më vonë ta zhvendosnin nga rruga.