Pilotët spanjollë dominojnë në Emiglia-Romagna, Dovizioso ruan kryesimin - Gazeta Express
string(71) "pilotet-spanjolle-dominojne-ne-emiglia-romagna-dovizioso-ruan-kryesimin"

Pilotët spanjollë dominojnë në Emiglia-Romagna, Dovizioso ruan kryesimin

Gazeta Express

20/09/2020 16:09

Dominim spanjoll në Çmimin e Madh të Emiglia Romagna-s në Moto GP, me Maverick Vinales që ia doli të triumfojë me Yamahën e tij, duke lënë pas krahëve dy patriotët e tij, Joan Mir me Suzuki dhe Pol Espargaro me KTM.

Kjo ishte “tripleta” e parë spanjolle e sezonit, një festë që u bë e mundur nga gabimi i italianit Francesco Bagniaia, i cili ishte në kryesim dhe shumë pranë fitores së parë në karrierë, para se të rrëzohej 7 xhiro nga fundi i garës.

Lexo Edhe:

Garë për t’u harruar edhe për Valentino Rossin, i cili u tërhoq, ndërsa vetëm vend i tetë për Andrea Dovizioson me Ducati, por mjaftueshëm sa për të ruajtur ende kryesimin e renditjes së përgjithshme.