Pilot projekti në Zvicër që synon të riciklojë xhamat e dritareve të përdorura - Gazeta Express
string(78) "pilot-projekti-ne-zvicer-qe-synon-te-ricikloje-xhamat-e-dritareve-te-perdorura"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 21:23

Pilot projekti në Zvicër që synon të riciklojë xhamat e dritareve të përdorura

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 21:23

Në Zvicër, çdo vit hidhen rreth 500,000 tonë xhama dritareje. Vetëm 18% përpunohen për prodhimin e shisheve, ndërsa pjesa tjetër përfundon në landfille. Një projekt pilot i zhvilluar nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Cyrih (ZHAW) synon të ndryshojë këtë situatë, duke e kthyer xhamin e përdorur në dritare të reja që plotësojnë standardet moderne.

Projekti, i quajtur “Windows of Opportunities” (Dritaret e Mundësive), drejtohet nga Michelle Schneider, hulumtuese pranë Departamentit të Arkitekturës në ZHAW. Qëllimi është të reduktohet mbetja duke rikuperuar dritaret në gjendje të mirë dhe t’i shndërrojnë ato në produkte të reja me cilësi të lartë./Albinfo.ch