Pijet që ndihmojnë t’i largojnë kilogramët e tepërt - Gazeta Express
string(50) "pijet-qe-ndihmojne-ti-largojne-kilogramet-e-tepert"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

22/07/2022 19:30

Pijet që ndihmojnë t’i largojnë kilogramët e tepërt

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

22/07/2022 19:30

Këto pije, përveçse do t’ju zgjojnë, do t’ju ndihmojnë edhe të humbni kilogramët e tepërt

Edhe pse këto pije nuk do t’ju ndihmojnë të humbni peshë vetë, në kombinim me një mënyrë jetese të shëndetshme, ato mund t’ju ndihmojnë dhe të shtyjnë përpara procesin e humbjes së peshës.

Lexo Edhe:

Kafja

Hulumtimet kanë treguar se pirja e kafesë para stërvitjes do t’ju japë energji shtesë, e cila do t’ju ndihmojë të ushtroheni më shumë dhe të humbni automatikisht më shumë kalori. Megjithatë, nuk duhet të shtoni sheqer dhe qumësht, por duhet të pini rreptësishtë kafe të zezë.

Ujë i thjeshtë i ftohtë

Zëvendësoni limonin me një grusht akull – pijet e ftohta do ta ndihmojnë trupin tuaj të përdorë më shumë energji për të mbajtur temperaturën normale. Kjo do të thotë se 2 litra ujë të ftohtë në ditë mund të ndihmojnë trupin të djegë 100 kalori shtesë. Bëjeni këtë çdo ditë dhe në një vit mund të humbni 4.5 kilogramë!

Çaji jeshil

Jo vetëm që çaji jeshil nuk përmban kalori, por mund t’ju ndihmojë të digjni yndyrën dhe të humbni kilogramët e padëshiruar. Përgatitni çaj jeshil të freskët pa asnjë aditiv. Gjithashtu, shmangni suplementet e çajit jeshil të blerë në dyqane që përmbajnë doza jo të shëndetshme të përbërësve të nxjerrë nga vetë çaji.