Pija që ua ndal dhimbjet nga reuma - Gazeta Express
string(34) "pija-qe-ua-ndal-dhimbjet-nga-reuma"

Pija që ua ndal dhimbjet nga reuma

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

28/09/2021 0:19

Artriti është një sëmundje me dhimbje në nyje të ushtrave, e cila më kalimin e kohës mund ta cenojë lëvizshmërinë

Dy nga format më të njohur të gjendjes se artritit përfshin arteritin e reumës dhe oseteartritin. Një pije, e cila mund të bëhet në shtëpi, mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave që lidhet me të dy llojet e artritit.

Lexo Edhe:

Artriti është njëra prej sëmundjeve më të zakonshme në Botë, por edhe në Kosovë, ku vetëm në Britani thuhet se prek 10 milionë njerëz. Studimet vazhdimisht kanë theksuar rëndësinë e mënyrës së stilit të jetës, një ndryshim që mund t’i reduktojë simptomat, me dietën që luan një rol mbrojtës kundër kësaj sëmundje. Lëngu i një fruti është përmendur si një antidot për artritin, me disa studime që tregon se ai mund ta ndryshojë gjendjen e inflamacionit.

Ananasi është një burim i pasur me Vitaminë C dhe me enzimën bromelain, e cila është treguar si një zvogëluese të dhimbjes se artritit të reumës.

Një hulumtim ka treguar që bromelain ka efekt anti-inflamator për shkak të aftësive të tij për të prodhuar dy përbërës kruciale që e ndryshojnë rrjedhën e inflamacionit.

Derivatet nga enzimat janë përdorur si suplemente për të trajtuar inflamacionin akut dhe lëndimet sportive.

Ndër mënyrat e ndryshme për të marrë me anë të dietës bromelain për të zvogëluar dhimbjen është të hash ananas të freskët apo të pini lëngun e tij, gjë që është treguar më i dobishëm se konsumimi i suplementeve të tjera.

Përbërja organike e njohur si polifenole është gjendur në ananas dhe në fruta të tjera që po ashtu mund të ndihmojnë në zvogëlimin e osteoartritit.

Kjo përbërje kanë treguar po ashtu se përmirësojnë fleksibilitetin e nyjave dhe lëvizshmërinë e përgjithshme.

Më 2006, në një artikull të botuar në revistën “Arthritis Reaseach in Therapy”, në të cilën janë studiuar mjetet alternative për terapinë alternative, ka zbuluar që bromelain ishte më efektiv se sa qetësuesit që jepen pa recetën e mjekut.

Derisa studimet kanë demonstruar benefitët e përbërjes si për artritin e reumës dhe osteoartritin, efektet për osteoartritin janë më mirë të njohura.

“Bromelain njihet si një agjent i sigurt dhe i suksesshëm dhe përdoret tek individët në tërë botën për një numër sëmundjes, siç janë bronkiti, sinuset dhe inflamacionet”, thotë raporti i Biomedical më 2016.

Studimet po ashtu kanë treguar që përbërja e lart e fibrave në ananas ulë rrezikun që ju të keni kancer kolorektal.

Frute të tjera të cilat kanë efekte mbrojtëse kundër artritit janë rrushi, i cili mund ta ndryshojë degradimin e kërcit të meshkujt.

Qepet janë gjithashtu një zgjedhje popullore për pacientët me artrit, për shkak të vetive të tyre anti-inflamatore.

Ato pi ashtu përmbajnë një lloj squfuri që është zbuluar se zvogëlon inflamacionin e nyjave, ashtu si hudhra, shpargu dhe lakra.

“Është shumë më rëndësi që të hamë shëndetshëm, ta balancojmë dietën nëse kemi artrit. Të hash shëndetshëm do ju jep juve lëndët ushqyese që ju të keni edhe peshë të shëndetshme”, thonë nga NHS.

“Dieta e juaj duhet të përmbajë një larmi ushqimesh nga pesë grupe të mira, këto janë frutat dhe perimet, ushqime me niseshte, mish peshku, ve dhe fasule, qumësht si ushqime ditore”.

“Nëse keni mbi peshë, të humbësh peshë do ju ndihmon shumë kundër artritit. Pesha e madhe vendos presion të madh në nyjat e ijëve tuaj, gjunjëve, këmbët e juaj, duke quar në dhimbjen e tyre por edhe problemet me lëvizshmërinë”. /GazetaExpress/