Pija që mbron zemrën - Gazeta Express
string(20) "pija-qe-mbron-zemren"

Pija që mbron zemrën

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

17/06/2022 19:09

Kur bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, parandalimi ka një ndikim të madh, ndaj është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje dietës, por edhe zakoneve tuaja.

Arteriet janë shpesh të parat që goditen kur bëhet fjalë për sëmundjet dhe pastërtia e tyre varet shumë nga ajo që hani.

Lexo Edhe:

Nëse konsumoni ushqime të përpunuara çdo ditë, ato përfundimisht do të çojnë në probleme me arteriet, të cilat mund të kenë pasoja të rënda për zemrën. Gjithashtu, një dietë e pashëndetshme shoqërohet me një rrezik të lartë të sulmit në zemër ose goditje në tru.

Përdorni këta përbërës për të bërë një pije të shëndetshme që do të pastrojë me sukses arteriet tuaja.

Përbërësit:

30 thelpinj hudhre

6 limona të qëruar dhe të prerë në copa të vogla

1 litër ujë të pastër

Përgatitja:

Fillimisht, lani dhe prisni limonin në feta. Shtoni hudhrën dhe vendoseni në një blender. Vendoseni masën në një enë dhe shtoni 1 litër ujë. Më pas zieni lëngun. Kur të fillojë të ziejë, lëreni të ftohet. Kullojeni lëngun në shishe qelqi të errët dhe ruajeni në frigorifer.

Si të përdorni:

1. Pini 50 ml në ditë për tre javë

2. Më pas ndaloni për një javë

3. Më pas pini 50 ml sërish çdo ditë për tre javë

Ky trajtim lejohet të përsëritet çdo 6 muaj.

Përparësitë e kësaj pije:

1. Redukton kolesterolin e keq

2 . Përmirëson qarkullimin

3. Zvogëlon numrin e triglicerideve në gjak

4. Përmirëson funksionin e mëlçisë dhe e pastron atë

5. Ul presionin e gjakut

6. Forcon imunitetin

7. Përmirëson funksionin e veshkave dhe ndihmon në nxjerrjen e lëngjeve.