Pija me uthull molle që iu liron nga fryrja e barkut - Gazeta Express

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

25/02/2020 11:14

Pija me uthull molle që iu liron nga fryrja e barkut

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

25/02/2020 11:14

Fryrja dhe gazrat në zorrë, janë një problem shumë i pranishëm. Shumë persona përballen me këtë problem, i cili mund të shkaktoj edhe parehati dhe vjellje.

Mirëpo, pse ndodhë fryrja e barkut dhe si mund ta trajtoni atë?

Fryrja e barkut shkaktohet nga prodhimi i tepërt i gazrave në zorrë si dhe nga vështirësitë e lëvizjes së muskujve të aparatit tretës. Përafërsisht 16-30% të personave në botë, raportojnë se përjetojnë probleme të tilla.

Mirëpo, ekziston një pije shumë e thjeshtë e cila ju ndihmon në zgjidhjen e këtij problemi. Gjithçka që ju duhet është vetëm ujë dhe uthull molle.

Përdorni një gotë me ujë dhe 2 lugë gjelle me uthull molle. Sigurohuni që përzierja të jetë homogjene dhe ta konsumoni gjysmë ore përpara çdo vakti. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që uthulla e mollës, të cilën e përdorni të jetë sa më natyrale.

Për t’i vërejtur rezultat ju duhet që këtë pije ta konsumoni së paku 2-3 javë. /Express