Pija me të cilën dobësohet Melania Trump: Zvogëlon apetitin, dëshirën për ëmbëlsira dhe përshpejton humbjen e peshës trupore - Gazeta Express
string(122) "pija-me-te-cilen-dobesohet-melania-trump-zvogelon-apetitin-deshiren-per-embelsira-dhe-pershpejton-humbjen-e-peshes-trupore"

Pija me të cilën dobësohet Melania Trump: Zvogëlon apetitin, dëshirën për ëmbëlsira dhe përshpejton humbjen e peshës trupore

Gazeta Express

15/05/2020 10:27

Melania ka zbuluar një truk të vogël me të cilin e mban perfekt linjën e saj të trupit

Edhe pse Melania kujdeset për dukjen e saj, thekson që nuk shkon në ekstrem: “Jetoj jetë të shëndetshme, kujdesem për lëkurën time dhe trupin tim, mirëpo në asgjë nuk e teproj”.

Lexo Edhe:

Thotë që për linjën e saj të trupit meritë ka pija me të cilën e fillon çdo mëngjes, transmeton Telegrafi.

Smoothie nga përbërësit e preferuar i japin energji të mjaftueshme për gjithë ditën dhe e mbajnë shumë gjatë të ngopur.

Kjo pije është e shkëlqyeshme në kontrollimin e apetitit, por edhe në nxitjen e procesit të humbjes së peshës, për shkak të këtyre përbërëseve.

Veç kësaj, kurdo që ka nevojë për ëmbëlsira dhe ndien sulm të urisë, ajo e bën këtë pije.

“Kur ndiej nevojën për ëmbëlsira, unë e bëj këtë pije dhe pastaj ajo dëshirë kalon. Kur është fjala për këto situata, kanë dobi të pabesueshme”, ka thënë Melania.

Kështu duket receta për smoothie në të cilën betohet Melania Trump:

Përbërësit:

– spinaq të freskët;

– selino;

– karota;

– boronica;

– mollë;

– domate të kulluar;

– limon të kulluar;

– jogurt me pak yndyrë;

– disa pika vaj ulliri;

– fara chia;

– vitaminë D në pika.

Të gjithë përbërësit i vë në blender derisa të krijohet tretja e njëjtë dhe pija është e gatshme për konsumim.