Të enjten, më 22 maj nga ora 20:00, në kuadër të ‘Chopin Piano Fest’ do të mbahet piano duet me Vovka Ashkenazy dhe Luca Rasca.
Vovka Ashkenzay ka ndërtuar një karrierë të suksesshme ndërkombëtare si solist, muzikant kamertal dhe pedagog. Ai debutoi në vitin 1983 në Barbican Centre me Orkestrën Simfonike të Londrës dhe që atëherë ka performuar në skenat më të rëndësishme të botës, përfshirë Hollywood Bowl, Royal Festival Hall dhe Operën e Sidneit. Ka bashkëpunuar me dirigjentë të njohur si Vladimir Ashkenazy, Semyon Bychkov dhe Stanislaw Skrowaczewski. I përkushtuar ndaj edukimit muzikor, Vovka jep mësim në akademi prestigjioze në Zvicër dhe Itali, duke ndarë përvojën e tij me pianistë të rinj nga e gjithë bota.
Nxënësi i Franco Scala dhe i Akademisë së Pianos në Imola, Artisti i Steinway, Luca Rasca është fitues i shumë konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë Konkursin Pianistik të Londrës, Busoni në Bolzano, Palma d’Oro në Finale Ligure, Schubert në Dortmund, Scriabin në Grosseto, Chopin në Romë, Città di Treviso, Casagrande në Terni dhe Viotti në Vercelli.