Phoenix i fortë përballë Orlandos, Atlanta e fiton trilerin ndaj Torontons - Gazeta Express
string(73) "phoenix-i-forte-perballe-orlandos-atlanta-e-fiton-trilerin-ndaj-torontons"

Basketboll

Gazeta Express

29/01/2024 15:26

Phoenix i fortë përballë Orlandos, Atlanta e fiton trilerin ndaj Torontons

Basketboll

Gazeta Express

29/01/2024 15:26

Në mëngjesin e sotëm janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të ligës më të fortë të basketbollit të botë, atë NBA.

Humbjen e dytë radhazi dhe të 20-tën në kampionat e ka pësuar Phoenix Suns, të cilët si mysafirë të Orlando Magic, pësuan me 15 pikë diferencë 113:98, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përkundër se epërsinë më të lartë e kishin 13 pikë gjatë ndeshjes, Suns në çerekun e fundit ishin tejet të dobët duke shënuar vetëm 13 pikë për dallim nga vendasit që realizuan 31.

Më meritori në këtë fitore për Orlandon ishte Paolo Banchero me 26 pikë, teksa u ndihmua edhe nga Wagner me 16 pikë e 12 kërcime, si dhe Markelle Fultz me 14 pikë.

Tek mysafirët nuk mjaftuan 44 pikët e Devin Booker për të arritur fitoren.

Chicago Bulls ka arritur fitore në përballe ndaj Portland Trail Blazers 96:104.

Bulls fituan tre nga katër çerekët e lojës. Blazers ishin dominues në çerekun e tretë të cilin e mbyllën me plus 10, por kaq nga ta.  

Takim tejet interesant ishte mes Atlanta Hawks e Toronto Raptors, ku fituesi u përcaktua krejt në fund me Atlanta që triumfoi me një pikë, 126:125.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, nga një çerek i takoi secilës skuadër me nga tetë pikë avantazh. Në çerekun e tretë më të mirë ishin Hawks me gjashtë pikë epërsi, derisa i fundit i takoi Raptors me një pikë./Gazeta Express