Phil Foden parashikon largimin nga Man City – përmendet skenari i tmerrit - Gazeta Express
string(71) "phil-foden-parashikon-largimin-nga-man-city-permendet-skenari-i-tmerrit"

Futboll

Gazeta Express

13/09/2025 8:59

Phil Foden parashikon largimin nga Man City – përmendet skenari i tmerrit

Futboll

Gazeta Express

13/09/2025 8:59

Ylli i Manchester City dhe Anglisë, Phil Foden, është gjendur në një moment të vështirë të karrierës, duke u përballur me mungesë forme dhe probleme fizike.

Foden është përfolur se mund të largohet nga Manchester City për të shmangur një skenar të tmerrshëm, pasi mbeti jashtë skuadrës së Anglisë.

Ende pa një ndeshje si titullar këtë sezon për City, Foden nuk u përzgjodh nga Thomas Tuchel për ndeshjet kualifikuese të fundit të Kupës së Botës dhe iu tha të “rikthejë formën në lojën e tij”.

Ai u tërhoq nga ndeshjet e qershorit dhe ka vuajtur nga problemet me kyçin e këmbës, ndonëse Foden ka pranuar se edhe problemet jashtë fushe ndikuan në një sezon 2024/25 ku pritshmëritë e tij ranë edhe më poshtë.

Pas një sezoni fantastik, ku i dha City-t titullin e katërt radhazi në Premier League me 19 gola dhe tetë asistime, Foden me meritë fitoi çmimin Lojtari i Vitit nga PFA.

Por niveli i tij ra sezonin e kaluar, me City që përfundoi i treti në Premier League dhe humbi finalen e FA Cup ndaj Crystal Palace.

Foden realizoi shtatë gola dhe dy asistime në Premier League, dhe megjithëse shënoi tre gola në katër ndeshje të Kupës së Botës për Klube, starti i sezonit të ri nuk ka qenë ideal – me City-n që tashmë ka pësuar dy humbje.

Duke folur për Foden para derbit të madh kundër Manchester United, Alan Brazil ngriti pikëpyetje nëse lojtari duhet të largohet, me vendin e tij në Botëror që është në në rrezik.

“Jam i habitur që nuk po luan për momentin, vërtet jam,” tha ai në talkSPORT.

“Dy sezone më parë mendoja, ‘Çfarë lojtari’. Niveli i energjisë, disa nga golat që shënoi, ishin të mrekullueshëm. A mund të humbasë vërtet Phil Kupën e Botës verën e ardhshme? Do të ishte një katastrofë nëse ndodh.”

“Lëreni Phil të largohet atëherë, lëreni të shkojë – është shumë i mirë për të mos luajtur.”

Foden është tifoz i City-t që nga fëmijëria, iu bashkua akademisë së klubit në moshë të re dhe ka fituar çdo trofe madhor me ekipin e parë. 25-vjeçari është nën kontratë deri në vitin 2027 dhe Pep Guardiola ka thënë se nuk do të shitet kurrë, pavarësisht çmimit.

Megjithatë, ai nuk është paraqitur për Anglinë që nga marsi, në kampin e parë të Tuchel, dhe ndërkohë shumë mesfushorë ofensivë të tjerë janë në formë.

Me City-n që gjithashtu nuk mungon në cilësinë e lojtarëve në të njëjtin pozicion, ish-sulmuesi i Aston Villa dhe Anglisë, Gabby Agbonlahor, nuk është i bindur se Foden do të nis si titullar për “Qytetarët”.

“Ai duhet të kthehet në atë formë për të depërtuar në këtë skuadër të Anglisë tani,” tha ai.

“Sepse kur shoh opsionet që kanë, shoh [Eberechi] Eze – për mua, titullar te Arsenal. Morgan Gibbs-White, titullar te Forest. Jude Bellingham, padyshim titullar te Real Madrid. Cole Palmer, titullar te Chelsea. Dhe Morgan Rogers është titullar te Aston Villa. Phil Foden nuk është më një titullar i garantuar te Man City.”

I rikthyer tashmë në formë, Foden ka mundësinë perfekte të rifillojë kundër rivalëve United në derbin e së dielës në “Etihad Stadium”. Ai ka shënuar gjashtë gola kundër United në 11 paraqitje në Premier League. /GazetaExpress/