“Pfizer” nxjerr studimin: Përse duhet doza e tretë e vaksinës? - Gazeta Express
string(58) "pfizer-nxjerr-studimin-perse-duhet-doza-e-trete-e-vaksines"

“Pfizer” nxjerr studimin: Përse duhet doza e tretë e vaksinës?

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

16/09/2021 0:38

Dilemat nëse duhet të injektohet doza e tretë e vaksinës apo jo vazhdojnë në shumë vende.

“Pfizer” deklaron se të dhënat nga SHBA dhe Izraeli tregojnë se efikasiteti i vaksinës kundër Covid-19 po bie me kalimin e kohës, por duke shtuar se doza përforcues është e sigurt dhe efektive për të trajtuar virusin dhe variante të reja.

Lexo Edhe:

Kompania do të paraqesë detajet të premten në një takim me konsulentë të jashtëm të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Paneli i ekspertëve pritet të bëjë rekomandime nëse më shumë amerikanë duhet të marrin doza e tretë.

“Të dhënat nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara tregojnë se normat e ri-infeksionit po rriten më shpejt te njerëzit që janë vaksinuar më parë” tha përfaqësuesi i “Pfizer”.