Pezullohet vendimi i ZRRE-së për treg të hapur deri në vendim final të Gjykatës - Gazeta Express
string(73) "pezullohet-vendimi-i-zrre-se-per-treg-te-hapur-deri-ne-vendim-te-gjykates"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 11:10

Pezullohet vendimi i ZRRE-së për treg të hapur deri në vendim final të Gjykatës

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 11:10

Gjykata Komerciale ka marrë vendim për pezullim të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për treg të hapur deri në një vendim të gjykatës.

Për vendimin kanë njoftuar edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës, raporton Gazeta Express.

OEK tha se Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë vendim për pezullimin e njoftimit për dalje në treg të lirë të bizneseve.

ZRRE-së tash i kërkohet që në bazë të këtij vendimi të pezullojë njoftimin për dalje në treg të lirë.

“OEK fton ZRRE-për bashkëpunim të ngushtë për të hartuar së bashku një fazë tranzitore të drejtë dhe të zbatueshme, duke theksuar se OEK nuk është kundër daljes në tregun e lirë, por ka kërkuar vazhdimisht që ky proces të realizohet me një plan të qartë tranzicioni, që siguron stabilitet për bizneset dhe qytetarët e Kosovës”.

Vendimi i gjykatës:

Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Parë, Departamenti për Çështje Administrative, gjyqtari… sipas padisë së paditësit….të cilin sipas autorizimit e përfaqëson Agron Selimaj, avokat nga Prishtina, kundër të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), me seli në Prishtinë, për shkak të anulimit të përgjigjes së të paditurit të datës 03.06.2025 dhe propozimit për caktimin e masës së sigurisë për shtyrje të ekzekutimit të njoftimit për moslejimin e paditësit/propozuesit të shfrytëzojë furnizimin nga shërbimi universal, jashtë seancës, më datë 18.06.2025 merr këtë:

AKTVENDIM

I. APROVOHET si i bazuar propozimi i paditësit… L.L.C për caktimin e masës së sigurisë për shtyrjen e ekzekutimit të Njoftimit.

II. PEZULLOHET ekzekutimi i Njoftimit të datës 03.06.2025 për moslejimin e paditësit/propozuesit të shfrytëzojë furnizimin nga shërbimi universal, i nxjerrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit.