Pezullohet për shkelje inspektori i PKK Qafë-Thanë - Gazeta Express
string(50) "pezullohet-per-shkelje-inspektori-i-pkk-qafe-thane"

Shqiperi

Gazeta Express

21/08/2025 19:09

Pezullohet për shkelje inspektori i PKK Qafë-Thanë

Shqiperi

Gazeta Express

21/08/2025 19:09

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë reagoi sot lidhur me një video të postuar në rrjete sociale, që pasqyron denoncimin e një qytetari për veprimet e një punonjësi policie në detyrë, në PKK Qafë-Thanë.

Përmes një njoftimi për shtyp bëhet e ditur se drejtori i DVKM Korçë, sapo u njoh me rastin, ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë që shfaqet në video, inspektor R. S.

Gjithashtu, drejtori i DVKM Korçë ka nisur ndaj punonjësit të Policisë hetim disiplinor, në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, për “Kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionit apo shërbimit policor në tërësi”.

Në pamje shihet që efektivi lejon drejtuesin e një mjeti që të kryejë shkelje, duke kaluar në krahun tjetër pranë pikës kufitare, për të qenë më afër radhës për veprime në sportel.

Materialet i kaluan Drejtorisë së Standardeve Profesionale në DPPSH e cila do të kryejë hetim më të thelluar për rastin.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast shkeljeje apo paligjshmërie që konstatojnë, dhe i garanton ata se do të ketë një reagim të menjëhershëm, konform ligjit.