Pezullohet nga puna një zyrtar korrektues, dyshohet se shtiu me armë me gaz gjatë detyrës zyrtare - Gazeta Express
string(96) "pezullohet-nga-puna-nje-zyrtar-korrektues-dyshohet-se-shtiu-me-arme-me-gaz-gjate-detyres-zyrtare"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 15:42

Pezullohet nga puna një zyrtar korrektues, dyshohet se shtiu me armë me gaz gjatë detyrës zyrtare

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 15:42

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka pezulluar nga detyra një zyrtar korrektues, i cili dyshohet se ka shtënë me armë gaz gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

SHKK tha se lidhur me këtë rast janë ndërmarrë veprimet përkatëse dhe rasti është proceduar në Policinë e Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

“Po ashtu, janë iniciuar procedura disiplinore ndaj 12 zyrtarëve të tjerë korrektues, të cilët dyshohen se ditë më parë kanë shtënë me armë gjatë një ahengu privat. Për këtë rast, jemi në pritje të raportit të Prokurorisë dhe në përputhje me të do të ndërmerren masat e nevojshme nga ana jonë”, tha SHKK.

Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se mbetet “i përkushtuar ndaj respektimit të ligjit, ruajtjes së integritetit institucional dhe garantimit të standardeve më të larta profesionale në përmbushje të misionit të saj”./Express/